23/11 16:59
Warren Zaire-Emery është një nga lojtarët që po e bindë më shumë trajnerin e Paris Saint-Germain, Luis Enriquen, ndonëse është vetëm 17 vjeç.
Forma dhe talenti i mesfushorit ka tërhequr vëmendjen e kujtdo, madje edhe të Didier Deschamps, me këtë të fundit që e ftoi 17-vjeçarin në kombëtaren e Francës.
Së fundmi mediet franceze raportojnë se Zaire-Emery është shumë i pëlqyer edhe nga trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, i cili theksohet se ka nisur të kërkojë informacionet për të bërë të mundur transferimin e talentit të PSG-së te ekipi i tij./ Super Sport
Top Channel