Siguron të ardhurat nga rrjetet sociale habit blogerja: Do doja ta mbyllja Instagramin sepse…

13/11/2023 13:19

Blogerja Odeta Banushaj, ka bërë një rrëfim të sinqertë mbi punën e saj teksa ishte e ftuar në emisionin në “Shtëpinë Tonë”.

Temë qe është diskutuar në këtë puntatë, ka qenë mungesa e privatësisë së njerëzve në epokën digitale. Edhe pse ajo publikon sepse e ka si punë të mirëfillte Instagramin sepse i sjell të ardhura, ajo ka deklaruar se do të donte ta mbyllte nëse do të kishtë pasur mundësi.

Por për cilën arsye?

“Njerëzit si Elisi janë njerëzit më të lumtur në botë. Do doja të mbyllja Instagramin. Kam 10 vite në këtë fushë por edhe pse merr kënaqësi, mendoj që kemi humbur shumë nga jeta e përditshme. Kemi harruar të shikojmë njëri-tjetrin ne sy, të shijojmë një darkë me miqtë. Jemi me një telefon në dorë dhe momentet e bukura e kupton që nuk i bën edhe pse, unë e bëj me pasion dhe qejf punën që bëj”, shprehet Odeta Banushaj.

Megjithatë Odeta thotë se privatësinë mund ta menaxhosh dhe e ke në dorë kur je në rolin e influencer siç ajo është.

“Nuk e devijon 100% por e ke në dorë. Jam përpjekur që në Instagramin tim, të mos kem asgjë nga jeta ime private. Edhe lokacionet kur jam në një vend, nuk i bëj në kohën reale. Përpiqem të mbroj veten sa më shumë”, shprehet blogerja.

Në rrëfimin me Alban Musën dhe Julka Gramon, Odeta ka treguar dhe vështirësitë e punës së saj, që e parë nga jashtë, duket si punë “luksi”

“Kam qene natyrë ekspresive dhe person i rreshtit të parë. Merr një kënaqësi kur e bëj, është punë kolosale. Mund të them që është edhe e paragjykuar sepse njerëzit shikojnë vetëm më një foto apo video të bukur aty dhe pastaj dalin ato pyetjet që çfarë bëjnë blogeret? Por pas asaj video 3-4 sekonda t’i ke bërë një punë voluminoze prej 3-4 orësh. Është një punë më vete që do një mund të madh por është ajo që dua në fund të ditës”, shprehet Odeta Banushaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA