Franca e tij është e mbushur me lojtarë shumë cilësorë, mbi të gjithë Kylian Mbappe, por i preferuari i Didier Deschamps është Antoine Griezmann.
“Është e mrekullueshme për një skuadër të ketë në përbërje një futbollisti si ai, Antoine është një shembull i shkëlqyer.
E kam shoqëruar ndër vite, në ndeshje dhe në kompeticione. Mes nesh është krijuar një marrëdhënie njerëzore e mbushur plot besim të ndërsjelltë.
E di se çfarë i detyrohem për atë që i ka dhënë skuadrës kombëtare. Askush nuk është i pazëvendësueshëm, por mund të jesh i domosdoshëm. Dhe ai e ka bërë këtë me kalimin e viteve”.
Deschamps i rikthehet edhe Topit të Artë 2018. Çmim që u fitua nga Luka Modric, ndërkohë që Griezmann, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën, u rendit i treti. Mes tyre Cristiano Ronaldo.
“Ai mund ta kishte fituar Topin e Artë falë sezonit që përjetoi dhe titullit kampion bote. Do ta kishte merituar. Kur është i mbushur me besim, ai është rrezatues dhe shkëlqen.
Antoine gjithashtu ka aftësi për të përcjellë shkëlqim, për atë që është dhe çfarë përfaqëson. Ai është një forcë lëvizëse. Është dikush të cilit buzëqeshja nuk i mungon kurrë.
Në aspektin njerëzor, ai është shumë i dashur. Në rast se nuk e di, ti je ende i preferuari im, Antoine”, thekson trajneri i kombëtares së Francës. /Supersport
Top Channel