Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas fitores së Kosovës kundër Izraelit me rezultat 1-0.
Përmes një postimi në “Instagram”, ai thotë se fitorja në “Fadil Vokrri” nuk ishte e lehtë, por që tani duhet shikuar tek përballja e radhës me Zvicrën.
“Ndeshje jo e lehtë për ekipin tonë, por të cilën e kaluan me sukses. Fitorja e dytë radhazi për Kosovën, pas asaj me Andorrën. Tash drejt Zvicrës në një tjetër përballje futbollistike të veçantë, ku ndeshja e fundit në Prishtinë u karakterizua nga një barazim plot emocione. E mesa duket, emocionet do të na shoqërojnë deri në fund të këtyre kualifikueseve.”
Me fitoren ndaj Izraelit, Kosova tani ka 10 pikë në vendin e katërt të grupit I të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Kosova mori dje një fitore të vyer përballë Izraelit në Fadil Vokrri.
Top Channel