25/11 15:50
Lara Colturi mbyll me sukses edhe ditën e dytë të garimit në Kupën e Botës, në Levi (Finlandë).
Pas vendit të 22-të ditën e shtunë, skiatorja e talentuar futet përsëri në Top30. Kësaj radhe në vendin e 25-të. Të dy këto rezultate janë fantastike duke patur parasysh që 16-vjeçarja vjen pas një dëmtimi. Dhe janë garat e saj të para në SL. Mbi te gjitha, ajo nisej nga vendi i 65-të.
Garat e radhës së Larës kuqezi do të jenë në kontinentin Amerikano-Verior në Killington dhe më pas në Kanada. /Supersport
Top Channel