Pothuajse një e katërta e rasteve të kancerit të gjirit (23%) shkaktohen nga faktorë rreziku të cilat mund të shmangen, si pirja e duhanit, mbipesha, alkooli dhe jetesa sedentare.

Mediat Italiane shkruajnë se 6 mijë raste raportohen çdo vit në Itali, kryesisht nga konsumimi i tepërt i alooklit. Shoqata e Onkologëve në Itali thotë se toksiciteti i substancës është më i madh te femrat, por pak e dinë rrezikun.

Rreziqet e etanolit

Organizmi femëror, në fakt, ka një prodhim më të ulët të enzimës Alcohol Dehydrogenase (ADH) shpjegojnë mjekët, dhe për këtë arsye një aftësi të reduktuar për të metabolizuar etanolin, i cili stimulon veprimin e estrogjeneve, hormoneve përgjegjëse për rritjen e afërsisht 70% të tumoreve të gjirit.

Probabiliteti i zhvillimit të sëmundjes rritet kur alkooli shoqërohet me faktorë të tjerë, të cilët rrisin efektet e tij të dëmshme, siç është pirja e duhanit. Në Itali, 26,8% e grave janë mbipeshë, 11,1% obeze, 15,3% konsumojnë duhan dhe 8,7% konsumojnë alkool në sasi të rrezikshme për shëndetin.

Këto sjellje rrisin gjasat për të zhvilluar jo vetëm kancerin e gjirit, por edhe kancere të tjera dhe sëmundje serioze, si sëmundjet kardiovaskulare, metabolike dhe neurodegjenerative.

Pragu kufi për konsumimin e alkoolit është 20 gram në ditë për meshkujt (dy gota verë 125 mililitra) dhe 10 gram në ditë për femrat (rreth një gotë verë). Shoqata Italiane e Onkologjisë Mjekësore (AIOM), ngre alarmin për rreziqet e abuzimit me alkoolin, fatkeqësisht ende të nënvlerësuara, pikërisht për të ndërgjegjësuar gratë.

Në Itali, në vitin 2022, u regjistruan 55.700 raste të reja me kancer gjiri”– thotë Saverio Cinieri, president i Aiom.

Është e provuar me mbi 100 studime, se konsumi i alkoolit, madje edhe në nivele të ulëta, lidhet me një rrezik në rritje të kancerit të gjirit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA