Ekipi mjekësor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka realizuar një ndërhyrje të kompleksitetit të lartë te një fëmijë.

Fëmija ishte diagnostikuar me një sindromë të rrallë, “FHEIG Sindrome”, i pari rast i evidentuar në Shqipëri.

Fëmija gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik.

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook e cilësoi rastin si një ‘histori suksesi’, ndërsa falenderoi mjekët që kryen ndërhyrjen.

“Histori suksesi! Në QSUT një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, tek një fëmijë i diagnostikuar me një sindromë të rrallë, FHEIG Sindromë, i pari rast i evidentuar në Shqipëri. Falë ekspertizës së stafit tonë, pacienti gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik. Falënderimet për ekipin e jashtëzakonshëm, për Dr. Arlind Myftarin, Dr. Sh. M. Bensar Shuteriqin, Dr. Alba Bimon si dhe stafin infermieror që asistoi gjatë ndërhyrjes”, ka shkruar Rama, në një postim në Facebook.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se falë ekspertizës së Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, fëmija gëzon shëndet të plotë.

“Në QSUT, një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, tek një fëmijë i diagnostikuar me një sindromë të rrallë, FHEIG Sindromë, i pari rast i evidentuar në Shqipëri. Falë ekspertizës së stafit tonë, pacienti gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik”, tha ministrja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA