Ka filluar sot zyrtarisht grumbullimi I fundit kuqezi për dy ndeshjet e mbetura nga kjo fushatë eliminatore Gjermani 2024, ajo me Moldavinë në transfertë më 17 nëntor dhe ndaj Ishujva Faroe këtu në Tiranë në Arenën Kombëtare më 20 nëntor.
Ky grumbullim ka startuar me disa mungesa si ai i fundit i Arlind Ajetit, Enea Mihaj apo edhe Armando Broja I cili nuk ishte në listë.
Pjesa më e madhe e lojtarëve ka mbërritur ndërkohë një pjesë tjetër pritet të vij mbrëmjen e sotme.
Lojtarët e fundit që do t’i bashkohen grupit janë Etrit Berisha, portieri tjetër Elhan Kastrati, Mirlind Daku dhe Mario Mitaj. Gjithashtu stërvitje të distancuar në këtë ditë të sotme ka zhvilluar edhe mesfushori i Interit, Kristjan Asllani i cili ka patur një dëmtim të lehtë në ndeshjen e fundit me klubin e tij.
Nga dita e nesërme ekipi do të vijë me dy seanca stërvitore e cila do t ndahet në dy faza, atë në palestër dhe më pas në fushë ku trajneri dhe stafi i tij do të përgatisë ekipin.
Shqipëria sot pas 6 ndeshjesh të zhvilluara ka grumbulluar 13 pikë pasi regjistron 4 fitore 1 barazim dhe 1 humbje dhe për të siguruar kualifikimin zyrtarisht dhe matematikisht do t’i duhet edhe vetëm 1 pikë nga dy ndeshjet e fundit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, ndërkohë që për të mbajtur kryesimin do ti duhet të bëjë diçka më tepër.
Megjithatë objektivi primarë mbetet kualifikimi dhe gjithçka siç deklaroi edhe vetë trajneri do të luhet të marrë maksimumin në këto ndeshje pa menduar një pikë të vetme.
Top Channel