Rregullorja e Kuvendit përcakton se Parlamenti kthehet on line për shkak të gjendjes së luftës, fatkeqësive natyrore apo gjendjes së jashtëzakonshme; e mazhoranca mesa duket e sheh të tillë bllokimin e punimeve parlamentare nga mbështetësit e Sali Berishës duke vendosur që mbledhjet të realizohen në distancë.

Në 4 komisionet parlamentare tavolina e punës ishte platforma ‘Zoom’; ndërsa vendndodhja e deputetëve ndryshonte. Jo të gjithë ishin shqetësuar për të diskutuar projektbuxhetin për vitin 2024 nga zyrat. Disa u lidhën on line nga shtëpitë, e nuk ishin të pakta rastet nga shtëpitë. Më shumë të binin në sy deputetët që ndiqnin mbledhjen e madje që votuan duke i dhënë makinës, si deputetet Bujar Çela apo Bardhyl Kollcaku.

Flagrante në mbledhjen on line ishte pjesëmarrja e demokratit Gëzim Ademaj duke pirë kafe e duhan.  Kishte edhe deputetë që diskutimi matematikor për institucionet ju duk i mërzitshëm.

Pavarësisht lëvizjes së mazhorancës për të zhvilluar komisionet on line, për të shmangur përplasjet me opozitën, thirrja e grupit demokrat nga Gazment Bardhi prodhoi përplasjen e radhës së deputetëve të përjashtuar me Gardën.

E njëjta histori. Jeni të përjashtuar, nuk lejoheni të merrni pjesë në ambientet e Kuvendit. Krejtësisht absurde. Unë nuk po hyj në aktivitete të Kuvendit. As për aktivitete partiake nuk të lejojnë të hysh. Na thonë vazhdimisht drejtohuni organeve kompetente. Po kujt t’i drejtohemi, Linditës apo asaj që përjashton deputetët. Këta të detyrojnë t’i drejtohesh formave radikale.“- u shpreh deputeti Edmond Spaho.

Edhe Këshilli i Integrimit i planifikuar në orën 12:30, u anulua me frikën e përsëritjes së konfrontimeve mes deputetëve.

Do të ishte e pafalshme nëse do të kishim ato skena të papërshtatshme në komisionin e integrimit në sy të ambasadorit. Integrimi duhet të na bashkojë jo të na ndajë”.- u shpreh Tabaku.

I vetmi komision që u zhvillua fizikisht në ambientet e Kryesisë ishte ai i Sigurisë Kombëtare me praninë e shërbimit informativ shtetëror; mbledhje e cila u shfrytëzua nga opozita për të vazhduar me aksionin kundër qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA