Brazilianët në Rio reagojnë të pasigurtë për valën e të nxehtit pranveror (fotot)

13/11/2023 18:59

Mijëra njerëz në Rio de Janeiro kishin dalë dje në plazhet e qytetit për t’u freskuar teksa një valë e pazakontë moti të nxehtë ka goditur disa pjesë të Brazilit, në mesin e pranverës.

Sistemi vendas Alerta Rio njoftonte se një temperaturë maksimale prej 40 gradë ishte regjistruar dje në Iraja, një zonë e thjeshtë e klasës punëtore në veri të qytetit.

“Unë vërtet jam në plazh por ky i nxehtë i parakohshëm më shqetëson, edhe pse tani po e shijojmë”, tha mësuesja 35 vjeçare Paula Suquet, nga bregdeti i qytetit.

“Një pjesë e imja është e shqetësuar dhe e trishtuar për planetin, e di që do të bëhet keq e më keq”, shton gruaja.

Inxhinieri Edmundo FIlho, gjithashtu tha se priste me pasiguri zhvillimet e motit.

“Shqetësimi për motin më jep ankth, ne shikojmë përditë këto që ndodhin, dhe nuk dimë si ndodhin. Shumë thonë që nuk ka kthim prapa”, tha burri me nje ton te msitershem.

Ndërkohë shumica e njerëzve në plazhin e Rios po shijonin bregdetin spektakolar dhe banjat e hershme, pa e ditur se çfarë mund të sjellin muajt në vijim, që sipas eksperiencës së viteve të fundit nuk ka anuar nga pozitivja por nga ekstremitetet e motit dhe ekonomisë.

FOTO GALERI
4/13
Shumica e njerëzve në plazhin e Rios po shijonin bregdetin spektakolar dhe banjat e hershme, pa e ditur se çfarë mund të sjellin muajt në vijim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA