42-vjeçari abuzon me një vajzë dhe një djalë, i detyron të zihen me njëri-tjetrin gjysmë të zhveshur! 554 video trondisin Greqinë

13/11/2023 10:28

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku një 42-vjeçar në Keratsini, dhunonte në mënyrë të vazhdueshme një 21-vjeçare dhe një 25-vjeçar me probleme të shëndetit mendor.

Ndaj tij janë ngritur akuza për lëndime trupore, fyerje, krime të kryera me karakteristika racore si dhe shkelje të ligjit për armëmbajtje, pasi sipas informacioneve abuzimi sistematik i dy personave me aftësi të kufizuara, kishte nisur që në shtator të vitit 2022.

Autoritetet kanë zbuluar 554 video që tregonin abuzimin e 42-vjeçarit ndaj dy të rinjve. Këto video janë parë nga 22,000 abonentë duke paguar deri në 150 euro për të parë vuajtjet e të dy personave me aftësi të kufizuar.

Në një video, 42-vjeçari dëgjohet duke i thënë 21-vjeçares “hajde këtu duan të shohin të dashurën time”, ndërsa ai e tërhoqi dhe ajo i thotë “më dhemb”. 42-vjeçari i tha “ata duan ta shohin, nuk mund të mos duash”. Në një nga videot tjetër shihet momenti kur burri futur 21-vjeçaren dhe 25-vjeçarin në një ndeshje boksi, duke i detyruar të dyja të përleshen gjysmë të zhveshur. Në videon e publikuar nga protothema.gr, e cila përmban pamje shumë të rënda, shihet brutaliteti me të cilin 42-vjeçari u kërkon fëmijëve me aftësi të kufizuara të rrihen.

25-vjeçari e godet me grusht në fytyrë ose në trup 21-vjeçaren ndërkohë që ajo tentonte të mbrohej. Në një moment, vajza shtrëngohet nga dhimbja dhe bërtet teksa i thotë kundërshtarit” të saj “të thashë, jo në mjekër”.

YouTuber-i në rolin e arbitrit i bërtet vajzës “jap, hidhe, bravo” dhe pa asnjë ndjenjë njerëzimi qesh teksa e sheh atë duke vuajtur.

Dy fëmijët vazhdojnë përleshjen derisa 21-vjeçari shpërthen në lot dhe i kërkon ndihmë 42-vjeçarit. 25-vjeçari në gjendje të keqe e godet me grusht në qafë dhe e godet me shkelma pas shpine. 42-vjeçari i bërtet dhe i bën vërejtje 25-vjeçarit për forcën me të cilën e ka goditur. Ai i kërkon që t’i japë një puthje 21-vjeçares që po godet.

Megjithatë, makthi i saj nuk ndalet me kaq. Vajza, qartësisht e hutuar, kap një rrip dhe fillon të rrahë 25-vjeçarin ndërsa YouTuberi feston duke bërtitur ‘Ooh oooh ajo po merr pushtet’.

Kur 21-vjeçarja nuk është më në gjendje të vazhdojë përleshjen, 42-vjeçari e përqafon dhe i mbyll gojën në mënyrë që të mos i dëgjohen të bërtiturat nga dhimbja.

 

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA