Tentoi të transportonte 26 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 58-vjeçari në Korçë
12/11/2023 14:12
Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë, teksa tentonte të transportonte emigrantë të paligjshëm.
58-vjeçari me inicialet V.K., u kap në aksin rrugor “Bilisht-Pogradec” duke transportuar me furgon kundrejt pagesës, 26 emigrantë të paligjshëm.
Emigrantët do të transportoheshin nga ky shtetas kundrejt pagesës, drejt vendeve të BE-së.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, furgoni me të cilin po transportoheshin emigrantwt dhe 2 aparate celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel