Reagimi i shoqërisë shqiptare për çështje që lidhen me të përditshmen e tyre, me kalimin e viteve, duket se ka ardhur duke u dobësuar.

Protestat qytetare janë gjithnjë e më të pakta por dhe ato pak që zhvillohen, shuhen brenda një kohe të shkurtër, pa arritur të marrin zgjidhje. Këto protesta janë larg atyre që u zhvilluan disa vite më parë, si ajo e studentëve, apo për refuzimin e armëve kimike në Shqipëri.

Ne këndvështrimin tim njerëzit në Shqipëri zakonisht reagojnë në dy mënyra ose me heshtje ndaj një padrejtësie ose kur e ndjejnë që ajo padrejtësi është kryesisht e lidhur me çështjet kombëtare, pra kur tema është jashtëzakonisht e madhe, pra aty bëhen bashkë dhe mund të reagojnë. Kështu mund të shpjegohet reagimi ndaj armëve kimike”- shprehet sociologia Entela Binjaku.

E mes atyre protestave  që shohim të ndodhin, vihet re mungesa e të rinjve, duke treguar indiferentizëm ndaj çështjeve që prekin gjithsecilin prej nesh, si në aspektin ekonomik, ashtu dhe në atë social e shëndetësorë.

“Format e protestës qytetare ne i shikojmë të mangëta në radhët e të rinjve sepse ata nuk kanë besim te institucioni i protestës. Mungon edukimi që në vegjëli me konceptin e reagimit ndaj padrejtësisë dhe po ashtu mendojë që janë më shumë të edukuar drejtë individualizmit gjë që i bën ata më indiferent. Po ashtu nuk shikojnë as nga grupmoshat e tjera ndonjë model që tu jap atyre shembullin që përmes protestës gjendja ndryshohet”, –shprehet Entela Binjaku.

Politika shihet si një nga faktorët që ka çuar drejt shuarjes së frymës për protesta, duke i thirrur qytetarët për tu mbledhur, jo për interesa të shoqërisë, por për interesa të politikanëve.

Politika i ka tejpërdorur aq shumë njerëzit sa tanimë ata e kanë humbur kuptimin e të protestuarit dhe në këtë mënyrë se si njerëzit janë thirrur herë pas here me halle pa halle, me mundësi pa mundësi, e kanë ndjerë veten si të përdorur. E për këtë arsye mendojë që të reagojnë për diçka të vetën e kanë të vështirë”.

Në kohët e sotme, rrjetet sociale janë kthyer në formën më të përhapur të protestës, ku pakënaqësitë apo revoltën e tyre, qytetarët i shprehin me statuse apo komente. Edhe pse të shumtë në numër në botën virtuale, në realitet nuk arrijnë të bëhen së bashku.

“Mënyra se si jemi mësuar si shoqëri ku gjithmonë kërkojmë të kemi një prijës rreth të cilit të grumbullohemi dhe në këto raste kur mungon kjo figurë është e vështirë që të organizohen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA