Në Islandë shtohet frika nga shpërthimi i vullkanit më aktiv në botë.
Mijëra njerëz janë evakuuar nga qyteti Grindavik, i cili shtrihet pranë vullkanit që është rizgjuar në jugperëndim të Islandës. Monitorimet treguan se një korridor magme 5 kilometra nën tokë po zgjerohet nën shtëpitë e komunitetit të peshkatarëve në këtë qytezë me 3 400 banorë rreth 50 kilometra larg kryeqytetit Rejkjavik ku prej dy javësh bien shumë tërmete.
Të enjten, lëkundjet e rritura sizmik nxitën mbylljen e njërit prej atraksioneve kryesore turistike të vendit, Blue Lagoon spa.
Në mars 2021, burimet e lavës shpërthyen në mënyrë spektakolare si pasojë e një çarjeje në tokë rreth 500-750 metra e gjatë në rajonin vullkanik Fagradalsfjall.
Aktiviteti vullkanik në atë zonë vazhdoi për gjashtë muaj gjatë atij viti, duke tërhequr mijëra islandezë dhe turistë për ta vizituar vendin e ngjarjes. Në gusht 2022, një shpërthim trejavor ndodhi në zonën e njëjtë, i ndjekur nga një tjetër në korrik të këtij viti.
Top Channel