Foto Ilustruese

Një emigrant i paligjshëm është gjetur i pajetë në Devoll, afër kufirit me Greqinë.

Burime bëjnë me dije se emigranti i kombësisë siriane, është gjetur gjatë patrullimeve të policisë dhe Frontex, në fshatin Trestenik të Devollit, afër me kufirin grek. Sipas të dhënave, ai nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga temperaturat e ulëta.

Viktima dyshohet ti përkasë moshës 40-45 vjeç, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin e tij si edhe përcaktimin e shkakut të vdekjes nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA