Dëmtoi stolat e stadiumit dhe goditi gjyqtarin e ndeshjes Apolonia-Vora, vijon kërkimi për 35-vjeçarin

12/11/2023 13:32

Policia vijon kërkimin për 35-vjeçarin, i cili dëmtoi stolat e stadiumit “Loni Papuciu” dhe goditi gjyqtarin e ndeshjes Apolonia-Vora.

Autori A. Xh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pas përfundimit të ndeshjes rreth orës 16:30 ka dëmtuar stolat e stadiumit “Loni Papuciu” dhe me njërin prej tyre ka goditur gjyqtarin e ndeshjes  B. Z., 44 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier po punojnë për kapjen e shtetasit A. Xh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 11.11.2023, rreth orës 16:30, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Apollonia-Vora, ka dëmtuar stolat e stadiumit “Loni Papuciu” dhe me njërin prej tyre, ka goditur gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin B. Z., 44 vjeç”, thekson policia e Fierit,

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitirit, ndërjmjetësit sportiv” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Kujtojmë se në ndeshjen e mbajtur një ditë më parë, Apolonia fitoi takimin në shifrat 2-1, ku goli i fitores erdhi në fund me anë të një penalltie.

Kjo i ka acaruar tifozët e Vorës, të cilët kanë hedhur stola në fushë, ku njëri ka goditur gjyqtarin e katërt, i cili për disa momente ka humbur ndjenjat dhe ka marrë ndihmën mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA