14/11 15:54
Mirlind Daku gjen rrugën e rrjetës në Rusi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, pjesë e listës së Sylvinhos për duelet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, ka gjetur golin e tretë sezonal në kampionat.
25-vjeçari realizoi golin e dytë të Rubin Kazan në transfertën ndaj Sochit. Ishte minuta e 66’ kur sulmuesi nga Gjilani tundi rrjetën kundërshtare.
Duke realizuar golin e qetësisë për Rubinin me një goditje potente dhe të saktë. Ekip që përkohësisht renditet në vendin e tetë me 22 pikë.
Top Channel