Tkurrja e numrit të studentëve në auditore nuk ka vetëm anë negative.

Më pak të rinj në universitete, po shfrytëzohet nga pedagogët si një mundësi për t’i dhënë një vemendje më të madhe gjithsecilit në formimin akademik. Studentët dhe dekania e fakultetit të gjuhëve të huaja tregojnë si angazhimi i të rinjve është shtuar gjatë procesit mësimor.

Më parë numri i lartë i studentëve nuk ka qenë gjithmonë në favor të cilësisë. Rënia e numrit e rrit mundësinë për cilësi më të mirë në menaxhimin e mësimdhënies, ndërveprimit mes studentëve dhe pedagogëve. Nuk ngelet në cështje numrash, objektivi unë është të edukojmë shoqërinë”- tha Esmeralda Kromidha, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

“Unë them më mirë pak e saktë. Vëmendja është më e madhe ndaj nesh dhe angazhohemi më shumë në orën e mësimit, duke e bërë atë më interesante”– tha një student.

Jo vetëm për shkak të emigracionit, por më pak regjistrime në institucione të arsimit të lartë ka edhe sepse të rinjtë janë drejtuar ndaj arsimit profesional e janë ndërgjegjësuar se jo të gjithë janë të prerë për të pasur një diplomë universiteti. Kjo ka sjell nevojën edhe për ristrukturimin e staft akademik.

“Ne nuk kemi pasur fryrje në fakt të stafit. Dalja në pension e profesorëve tanë ka bërë që të ulet edhe numri i pedagogëve vetëvetiu”- u shpreh Kromidha.

Programet e studimit të shkencave shoqërore dhe natyrore janë edhe më të prekura nga rënia e numrit të studentëve, pasi ata janë përqëndruar më së shumti te degët e teknologjisë; mirëpo nga ky realitet duket se po përfitojnë edhe më shumë në mësimdhënie më cilësore të rinjtë që janë më të paktë në auditore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA