“Ata janë një skuadër e mërzitshme”, Allegri: Interi? Prisni gjithçka!

12/11/2023 16:20

Juventus mposhti në Allianz Stadium, Cagliarin me rezultatin 2-1.

Bardhezinjtë janë për momentin në krye të renditjes (Inter ka një ndeshje më pak) teksa të besuarit e trajnerit Massimiliano Allegri duket se kanë rigjeetur forcën dhe besimin e disa sezoneve më parë. Megjithatë, si zakonisht pas ndeshjes trajneri Allegri kërkon të mbajë me “këmbë në tokë” skuadrën e tij dhe vijon të theksojë se favoriti për titullin është Interi.

“Për ne kjo fitore ndaj Cagliarit ishte e rëndësishme sepse kështu mund t’i largohemi disi skuadrave që na ndjekin. Sfidën e radhës e luajmë ndaj Interit. Në një ndeshje teke gjithçka mund të ndodhë, por unë theksoj se favoritët për titull mbeten Inter, Napoli dhe Milan. Objektivi ynë është të jemi pranë këtyre skuadrave dhe të kemi avantazh ndaj vendit të pestë. Inter prej vitesh është një ekip që ndërtohet për të fituar titullin dhe këtë sezon ka shumë shanse që ta fitojë.

Do të na duhet që në fushë të jemi më shumë efikas, por skuadra është në rritje. Në fillimin e kampionatit kur nuk gjenim golin, fillonim humbisnim organizimin në fushë, tani jemi më të bashkuar. Sulmuesit duhet të qëndrojnë të qetë sepse do të vijë momenti kur edhe ata do të shënojnë. Cagliari është një skuadër e mërzitshme që të lodh nëse nuk shënon, ishte e rëndësishme të fitonim ndaj tyre”, u shpreh Allegri./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA