Foto Ilustruese

Një person është arrestuar, gjashtë po ndiqen penalisht dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në Elbasan, për vepra të ndryshme penale.

Një 57-vjeçar me iniciale L. P., po ndiqet penalisht pasi  dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij.

Në pranga ra 23-vjeçari A.P., i cili u arrestua në kushtet e flagrancës pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Ka nisur procedimi në gjendje të lirë pas konflikteve për motive të dobëta edhe për shtetasit A. M., 32 vjeç dhe K. B., 22 vjeç, të dy banues në Cërrik, si dhe A. D., 53 vjeç dhe E. D., 63 vjeç, të dy banues në Belsh.

Në fshatin Kodovjat, gjithashtu është ndjekur penalisht 35-vjeçari E. K., pasi prishi qetësinë publike duke qëlluar në ajër, me një armë gjahu që e kishte me leje. Arma e gjahut u sekuestrua.

Në kërkim është shpallur M. B., 30 vjeç, banues në Prrenjas, pasi rezultoi autor i një vjedhjeje të kryer javës së shkuar në një servis në Prrenjas. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale bateri automjeti, një unazë floriri dhe disa veshje.

Ndërkohë qe edhe Policia e Peqit ka shpallur në kërkim D. Ç., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka vjedhur grilat në dritaret e 2 banesave, në fshatin Bishqem.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA