
29-vjeçari me iniciale E. P. është vënë në pranga, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim.
I riu, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është konstatuar në kryeqytet e më pas policia e ka arrestuar.
Autorit i është dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ky është vijimi i megaoperacionit policor i koduar “Tempulli”, ku numri i personave të ndaluar arriti në 100.
Më parë policia ka sekuestruar 10 kg cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim, si të përfshirë në rrjetin kriminal.
Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel