Shpërthimi vullkanik nënujor krijon një ishull të ri në Paqësor, afër Iwo Jimi në Japoni

10/11/2023 10:24

Një ishull i vogël u shfaq pas një sërë shpërthimesh vullkanike nënujore, që filluan në tetor pranë ishullit japonez të Iwoto, 1200 kilometra në jug të Tokios.

Shkencëtarët japonezë kanë konfirmuar se shpërthimet freatomagmatike, një lloj shpërthimi që rezulton nga ndërveprimi i magmës me ujin, ka ndodhur rreth një kilometër larg nga Iguto, duke formuar një ishull rreth 100 metra në diametër.

Retë me tym dhe hiri mbi 50 metra të larta ngriheshin çdo pak minuta gjatë shpërthimeve. Iwoto më parë njihej si Iwo Jima, por u riemërua nga autoritetet japoneze në vitin 2007.

Është një nga 111 vullkanet aktive të Japonisë, i vendosur pranë një ishulli tjetër të ri që u formua pas një shpërthimi në 2021.

Agjencia meteorologjike e Japonisë tha se shpërthime të ngjashme ishin parë pranë Igoto vitin e kaluar midis korrikut dhe dhjetorit dhe këtë vit në qershor.

Ishulli i ri, thonë shkencëtarët japonezë, mund të rritet dhe të ndryshojë formë nëse shpërthimet vazhdojnë, por gjithashtu mund të zhduket nën valë. Ishujt u formuan në mënyrë të ngjashme në zonë në 1904, 1914 dhe 1986, por të gjithë u zhdukën për shkak të erozionit.

Arkipelagu japonez, që më parë mendohej se përbëhet nga katër ishuj kryesorë dhe rreth 6000 më të vegjël dhe kryesisht të pabanuar, në fakt përbëhet nga 14125 ishuj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA