Rikthehen mbajtëset e rikthyeshme të xhamit në Francë, duke hequr dorë nga plastika (fotot)

10/11/2023 18:59

Shishet dhe mbajtëset e xhamit që u zhdukën prej fillimit të viteve 1980-të në favor të plastikës apo riciklimit, duket se po rikthehen në përdorim.

Në Francë është hapur impjanti më i madh i larjes së enëve të xhami në Carquefou, pranë Nantes, ku pritet të përpunohen rreth 60 milionë shishe e kavanozë në vit.

“Mbajtëse të tilla mund të përdoren deri në 50 herë, duke kursyer energji dhe emetimet në atmosferë që rekomandon qeveria”, shpjegon drejtuesja Celie Couche. Kompania thotë se ka rreth 200 pika grumbullimi në rajon, kryesisht në supermarkete.

Larësja gjigante e imjantit është tre metra e lartë dhe proceson shishet e formateve të ndryshme, duke i larë, tharë e kontrolluar për papastërti.

Rreth 100 prodhues pijesh në rajonin perëndimor të Francës përdorin e ripërdorin shishe xhami që do të pastrohen nga kompania.

“Rihapja e sektorit të ripërdorimit është një zgjedhje ekologjike për të ardhmen,” shton Célie Couché, e cila nisi aktivitetin e saj si një shoqatë në 2016 ndërsa inauguroi fabrikën kësaj vjeshte.

Qeveria franceze njoftoi kësaj vjeshte rikthimin të xhami edhe për ambalazhin e ushqimeve, duke kërkuar që kjo të arrijë 10% të ambalazheve deri në vitin 2027, shkruan rrjeti AFP.

Por që sektori të funksionojë kërkohet roli thelbësor i klientëve që duhet të kthejnë shishet, përndryshe rrethi i qarkullimit ndalet.

Gatishmëria e klientëve dhe kompanive ka qenë e madhe për enët e rikthyeshme të lëngjeve.

Shitësja vendase Françoise, tha se kishte ndryshuar kompanitë e lëngjeve të frutave për të qenë e aftë të kthente shishet duke shtuar se “është një çështje ekologjie”./AFP/

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA