Ngjyra nuk është i vetmi tipar i përbashkët i domates dhe karrotës. Studime të kohëve të fundit kanë treguar se fuqia e karrotës dhe domates shkon përtej pigmentit të tyre karakteristik.

Përbërës të fuqishëm bimorë të domates dhe karrotës ndihmojnë në parandalimin e rritjes së tensionit të gjakut dhe sëmundjeve të tjera të zemrës.

Një studim i publikuar tregoi se trajtimi afat-shkurtër me ekstrakte të domates së pasur me antioksidantë arriti të ulte tensionin e gjakut tek pacientët me hipertension të gradës 1.

Lëngu i domates mund të pasurohet më tej nëse pëzihet me produkte të tjera po aq me vlerë. Këtu përfshihet lëngu i freskët i panxharit dhe i karrotës.

Por domatja shkon mirë edhe me perime të tjera. Lëngu i panxharit i përzier me lëngun e domates bashkojnë fuqitë kundër tensionit të gjakut.

Karrota është gjithashtu e pasur me beta-karoten, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon paraqitjen dhe shëndetin e lëkurës dhe mbron ndaj shumë sëmundjeve.

Karrota përmban kalium i cili ndihmon në balancimin e nivelit të lartë të kripës si shkaktare të hipertensionit dhe mban tensionin e gjakut nën kontroll.

Shkencëtarët kanë zbuluar që likopeni tek domatja dhe karrota janë përgjegjëse për uljen e tensionit të gjakut tek njeriu.

Domatja, karrota dhe lëngu i panxharit rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, ose që po rimëkëmben nga probleme në zemër.

Lëngu i këtyre tre produkteve është i rekomandueshëm për shumicën e pacientëve që janë në procesin e rimëkëmbjes nga sëmundje të ndryshme.

Vlerat e këtij lëngu për lëkurën, përfshirë atë të fytyrës janë të pranuara anë e mbanë botës. Nëse e pini dy herë në ditë, do të keni mundësinë të luftoni më shpejt aknet dhe të shuani infeksionet që i shkaktojnë ato

AgroWeb.org ju sugjeron të pini një gotë me lëng karrote, domate dhe panxhari në ditë dhe fytyra juaj do të ndrijë. Organizmi do të jetë i shëndetshëm gjithashtu.

Përbërësit e këtij lëngu pastrues janë:

  • Gjysmë panxhari
  • 1 karrotë mesatare
  • 1 domate mesatare
  • Kripë sipas dëshirës
  • Limon sipas dëshirës
  • 2 gota me ujë të pijshëm
  • Shtrydhëse frutash ose mikser

Metoda e përgatitjes:

  1. Qëroni panxharin, domaten dhe karrotën dhe hidhini në mikser duke shtuar një gotë ujë. Nëse dëshironi mund të përdorni një shtrydhëse.
  2. Kur të tre përbërësit të jenë bërë një masë e vetme, shtoni më shumë ujë dhe vazhdoni me përzierjen, deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm sipas preferencës tuaj.
  3. Shtoni lëng limoni, pak kripë dhe përzijeni mirë.
  4. Pijeni menjëherë pa e kulluar, në të kundërt do të humbisni fibrën e nevojshme.

Kujdes

Lëngu duhet pirë deri në 15 minuta pas përgatitjes ose do të oksidohet dhe vlerat e tij do të fillojnë të humbasin./AgroWeb.org

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA