
Hapet “Tirana Training Center”, Rama thirrje të rinjve: Trokisni në këto dyer dhe aplikoni për programet
28/01 11:39
Shfaqja e filmit “Në kuadër të Dashurise”, bëri bashkë në kryeqytetin e Malit të Zi, shqiptarët e Podgoricës, Ulqinit, Tivarit, Tuzit dhe Plavës e Gucisë.
Nata e parë e prezantimit të filmit, prodhim i “Top Channel Films”, kishte një interesim të lartë të shqiptareve të cilët mbushën sallën e Cineplexx.
Sidomos për të rinjtë, shfaqja e këtij filmi është një ngjarje shume pozitive sepse mungon vëmendja ndaj shqiptarëve atje. Ata thonë se ky është filmi i parë shqip që shfaqet në Podgoricë.
“Në kuadër të dashurisë” do të shfaqet gjatë gjithë ditëve në vazhdim në sallën e Cineplexx në kryeqytetin e Malit të Zi, në Podgoricë.
Top Channel