Kryeministri Rama në darkë zyrtare me presidentin Macron në Paris, shoqërohet nga bashkëshortja

10/11/2023 19:36

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë mbërritur në Elysee Palace, ku do të priten nga presidenti francez Emmanuel Macron.

“Për darkën zyrtare me Presidentin Macron”, shkruan kryeministri, teksa ndan fotot në rrjetin social “Facebook”.

Rama ndodhet në Francë për të marrë pjesë në edicionin e 6-të i Forumit të Paqes në Paris, me një propozim tre pikësh për konfliktin Izrael-Hamas që ka tronditur Lindjen e Mesme të gjithë botën.

Plani i shefit të ekzekutivit shqiptar parashikon armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, lirimin e pengjeve si edhe tërheqjen e trupave të shteti hebre nga zona e konfliktit.

Ky propozim do t’i prezantohet Presidentit Francez Emmanuel Macron. Kreu i Elizesë duket se është edhe ai në të njëjtën linjë mendimi, pasi edhe Macron ka bërë thirrje për një pauzë humanitare në Gaza dhe që të punohet drejt arritjes së një pushimzjarri. Përfaqësues të mbi 50 vendeve marrin pjesë në Forumin e Paqes në Paris, i cili mbahet më 10 dhe 11 nëntor.

Top Channel