Britanikja vritet me thikë në shtëpinë e saj në Itali, pas akuzave për tradhti nga partneri (fotot)

10/11/2023 15:34

Një grua britanike është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj ‘të ëndrrave’ në Itali, teksa kishte qëndruar në shtëpinë e një mikeshës së saj prej konfliktit me të dhe se dyshonte se i dashuri e tradhtonte.

Prokurorët në Itali kanë detajuar se 66 vjeçarja tragjike Michele Faiers, gjithashtu ishte sulmuar më parë nga i dashuri Michael Whitbread, 74 vjeç, pas një konflikti të dhunshëm mes të dyve disa javë para vdekjes.

Sulminë fjalë e kishte lënë atë të tmerruar, me shenja e gërvishtje, sipas mikeshës së saj   Petrina Keay – e cila gjeti trupin e pajetë të së ndjerës.

Michele, nënë e tre fëmijëve, u gjet e vdekur muajin e shkuar në disa plagë thike në kurriz, e veshur vetëm me të brendshme, në shtëpinë ku banonte me pensionistin Whitbread, ish konsulent informatike.

Trupi i saj u gjet i mbuluar vetëm me një çarcaf me këmbët që i dilnin jashtë, thanë burimet e policisë sipas rrjetit MailOnline.

Ato shtonin se Michele ‘kishte ngritur dyshime për besnikërinë e partnerit të saj’, dhe se mendonte ta linte e të kthehej në Angli.

Ajo besohet se kishte nisur të dyshonte kur e kishte parë atë duke goditur me shuplakë në të pasme një mikeshë femër, në një festë në fillim të vitit.

Prokuroria njofton se Michele i kishte rrëfyer dyshimet e saj Petrinas dhe më pas ishte detyruar të flinte në shtëpinë e saj për një javë pas konfliktit të dhunshëm muajin që shkoi.

Petrina tha në polici se zënka e dhunshme mes Michele e Whitbread, e kishte lënë atë të frikësuar për jetën, dhe se ajo kishte folur për marrëdhënien e hidhur në ditët para vdekjes.

Michele u gjet e vdekur më 1 nëntor kur Petrina erdhi në shtëpinë e saj për të kontrolluar, pasi ajo nuk kthente mesazhet dhe telefonatat.

Policia përcaktoi se ajo ishte vrarë katër ditë më herët dhe rrjedhimisht Whitbread u ndalua pas kthimit të shpejtë në Angli, duke kaluar me makinë mes Italisë, Zvicrës e Francës.

Një ditë para vrasjes së Michele, Whitbread i dërgoi një mesazh gruas misterioze të cilën e kishte përkëdhelur në të pasme duke bërë referenca seksuale.

Ngjarja e rëndë ka tronditur rreth 100 britanikë të tjerë që jetojnë në zonë, edhe pse shumë raportonin se lidhja tjetër e Whitbread ishte bërë e njohur për të gjithë, por askush nuk fliste.

Një nga vendasit tha për rrjetin MailOnline: “Tensionet mes Michael e Michele njiheshin mes komunitetit britanik që jetonte aty. Michele i kishte treguar disa personave për sulmin e një nate dhe gjendjen e vështirë mes tyre”.

Whitbread është i burgosur në Britani dhe pret ekstradimin në Itali.

Sipas ligjit italian të afërmit e viktimës mund të përfaqësohen ligjërisht për ekzaminimet e trupit, që ndodhet në morgun e spitalit të Chieti.

Një burim hetimor tha për MailOnline: “Familja duhet të zgjedhë një avokat italian dhe besohet se ata kanë nisur procedurat. Autopsia nuk do të nisë pa u kryer kjo, që zbulimet t’i komunikohen përfaqësuesit ligjor, i cili më tej ia kalon familjes”.

FOTO GALERI
1/5
Një grua britanike është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj ‘të ëndrrave’ në Itali

Top Channel