Autobiografia e Pashk Përvathit/ “Rrugëtimi im”, rrëfimi i piktorit të njohur

10/11/2023 19:57

Piktori Pashk Përvathi sapo ka publikuar autobiografinë “Rrugëtimi im’.

Artisti ka kohë që po shkruante jetën e ti, dhe kjo sepse nuk donte t’ja besonte të vërtetat e tij dikujt tjetër. Nëpër këtë libër ai bën një rrëfim që nga fëmijëria e tij në Lezhë në Shqipërinë Komuniste, nëpër personazhet atipikë të asaj kohe, po aq sa në historinë e suksesit të tij pas rrëzimit të komunizmit.

Kujtesa dhe pena e pashkut në librin Kujtimi im, shpalosi një galeri personazhesh e peizazhesh që kanë kaluar në jetën tonë.”- shprehet shkrimtari Preç Zogaj.

“Nganjëherë shkrimtari mund të flasë për pikturën më mirë se sa piktorët vetë që bëjnë pikturën. Dhe e anasjella“- shprehet shkrimtari Rudolf Marku.

Pashk Përvathi ka lindur në Manati të Lezhës, me 27 Shkurt te vitit 1958. Që në fëmijëri ushqen pasion për pikturën.

Vepra te tij sot janë prone e koleksionistëve ne Evrope, Amerike dhe Azi. Ne fondin e Galerisë Kombëtare te Arteve ka tre vepra. Sot jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij krijuese mes Lezhës dhe Tiranës.

“Unë jam i sigurt që ato që i di personi vetë, nuk i di dikush tjetër. Të vërtetat e mia, janë të vërtetat e mia. Dikush mund ti shkruajë ftohtë. Unë i kam shkruajtur siç ato kanë ndodhur. unë mora përsipër ti hyj kësaj aventure.”- shprehet Rudolf Marku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA