Tensionet në Kuvend, Soreca gjatë prezantimit të Raportit të KE për Shqipërinë: Partitë të punojnë drejt bashkëpunimit dhe dialogut

09/11/2023 12:23

Gjatë prezantimit të Raporti të KE-së për Shqipërinë, ku të pranishëm ishin ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u diskutua edhe tensioni i krijuar në Kuvend seancat e fundit plenare.

Tensionin e krijuar në parlament gjatë seancave të fundit, ai e konsideron fatkeqësi dhe u bën thirrje partive që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Balluku: Për sa i përket kërkesës së opozitës për komisionet hetimore nuk është një çështje e progres raportit por është sqaruar në parlament, në çdo rast do të përdorej çdo moment i mirë për Shqipërinë për të kujtuar kërkesat për të mbuluar problematika të opozitës, udhëheqësve të opozitës. Parlamentin po e bllokon opozita, edhe komisionet, kemi parë njerëz që futen nga dritaret.

Soreca: Në çdo demokraci është një fatkeqësi kur parlamenti nuk funksionon, dhe shpresojmë shumë që parlamenti të mund të kthehet shpejt në funksion normal, u bëjmë apel që të gjitha partitë të përpiqen të punojnë drejt bashkëpunimit dhe dialogut, nëse keni lexuar, raporti identifikon rrugën për të ecur para, SPAK ka arritur në vitin e fundit rezultate konkrete në hetimin e nivelit të lartë dhe është e rëndësishme të vijohet për të rikrijuar rrugë solide duke luftuar kulturën e pandëshkueshmërisë kudo që ndodhet pa presione politike.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë prezantimit të Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2023 theksoi se Prokuroria e Posaçme ka arritur rezultate të prekshme.

Balluku: Në kuadër të reformës në drejtësi një nga mekanizmat në gjyqësor është procesi i rivlerësimit, ka kaluar mbi 82% e të gjithë pjesëtarëve të drejtësisë dhe 57% e tyre kanë dalë jashtë sistemit me dorëheqje, me gjykime, SPAK ka arritur rezultate të prekshme duke pasur parasysh që është bërë edhe zgjedhja e prokurorit. Ka hetuar një sërë zyrtarësh. Totali i aseteve të sekuestruara ishte 38 milionë në raport me një vit më parë, 21 milionë asete, duke sjellë një rritje me 80% me një vit më parë. 20 denoncime në prokurori, 12 në vitin 2021, 259 masa disiplinore. Flasim sot me shifra, është i pari progres raport në këtë frymë kaq pozitive.

Sa i përket marrëveshjes së Shqipërisë me Italinë për emigracionin, Soreca theksoi se Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare mund të bashkëpunojnë për menaxhimin e emigracionit.

Balluku: Është një rrugë e gjatë do të shkojë në parlament, do të kalojë në komisione.

Soreca: KE është informuar, por jo konsultuar, e kemi marrë tekstin dy ditë më parë, për këtë arsye konsultimet janë në diskutim e sipër, këtu do të bëjmë edhe vlerësimin tonë, ka detaje që duhen identifikuar në ligj, për momentin është e parakohshme që të japim vlerësim për dokumentet që kanë vlerë politike dhe jo domosodoshmërisht , në çdo rast BE dhe vendet anëtare mund të bashkëpunojnë për çështjet e menaxhimin e emigracionit me vende të tjera duke respektuar legjislacionin e BE dhe konventave.

Top Channel