Sulmohet me dron baza Harir në Irak, sirena alarmi në ambasadën amerikane

09/11/2023 09:16

Sulme me dronë vunë në shënjestër bazën ajrore al-Harir në pjesën veriore të Irakut, strehë e trupave amerikane, njoftuan dy burime të sigurisë.

Sulme me dronë vunë në shënjestër bazën ajrore al-Harir në pjesën veriore të Irakut, strehë e trupave amerikane, njoftuan dy burime të sigurisë.

Disa burime nga Zona e Gjelbër e fortifikuar në Bagdat njoftuan se u ndezën sirenat e alarmit në kompleksin e ambasadës amerikane për një sulm të mundshëm, por nuk pati njoftime për goditje predhash apo viktima.

Zyrtatë të ambasadës dhe të qeverisë irakiane nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Një grup i quajtur “Rezistenca Islamike në Irak” mori përgjegjësinë për sulmin e fundit, duke thënë se kishte qëlluar me dy dronë bazën ajrore al-Harir.

Forcat amerikane dhe ndërkombëtare të stacionuara në Irak dhe përtej kufirit në Siri kanë qenë në gatishmëri të lartë mes dhjetëra sulmesh kundër bazave të tyre pas shpërthimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Zyrtarët amerikanë thanë se shumica e sulmeve nuk kanë arritur të godasin objektivat e tyre për shkak të sistemeve të fuqishme të mbrojtjes. Ata fajësojnë grupet e mbështetura nga Irani.

“Rezistenca Islamike në Irak” ka marrë përsipër shumë nga sulmet, duke thënë se ato ishin në përgjigje të mbështetjes amerikane për Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se më shumë se 10,000 njerëz janë varë, 40% e të cilëve fëmijë. Shifat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Kryeministri irakian, Mohammed al-Sudani, është zotuar se do t’i vërë përpara drejtësisë përgjegjësit e sulmeve. Tre baza ushtarake ku shërbejnë këshilltarë të koalicionit janë goditur, Ain al-Asad në Irakun perëndimor, një bazë ushtarake pranë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit dhe baza Harir në Erbil./ VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA