Shpresat nisin grumbullimin, Bushi: Ndiheni mirë që kryesojmë grupin, tani radha e Rumanisë dhe Mali i Zi

09/11/2023 19:59

Kombëtarja shqiptare U-21 nis të dielën e 12 nëntorit grumbullimin dhe përgatitjet zyrtare në Durrës, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë.

Takimet ndaj Rumanisë U-21 (17 nëntor) dhe Malit të Zi U-21 (21 nëntor) do të luhen të dyja në transfertë.

Trajneri i Shpresave ka ftuar 24 lojtarë për këto dy takime shumë të rëndësishme të Shqipërisë U-21. Trajneri Bushi theksoi gatishmërinë e skuadrës dhe objektivat e kuqezinjve për dy ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi.

“Ndihem mirë edhe që ndodhemi në vendin e parë dhe ekipi po ashtu, pavarësisht që kemi zhvilluar vetëm katër ndeshje. Kundërshtarët kryesorë kanë një ndeshje më pak por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse të jesh në vend të parë në këtë grup kaq të ekuilibruar është diçka e mirë, është një emocion i veçantë, kënaqësi e lojtarëve dhe motivim për ndeshjet e radhës me Rumaninë dhe Malin e Zi”, tha Bushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA