Pasi ka siguruar rinovimet e Vinicius Jr, Rodrygo dhe Camavinga, Real Madridi zyrtarizoi zgjatjen e kontratës edhe me Federico Valverden.
Mesfushori uruguaian, i cili erdhi në vitin 2016 nga skuadra e Penarol, ka nënshkruar një marrëveshje të re, e vlefshme deri më 30 qershor 2029.
Frederico Valverde iu bashkua Realit të Madridit në korrikun e vitit 2016, kur ishte vetëm 18 vjeç. Në gjashtë sezonet e tij në kampionatin spanjoll, Uruguaiani është shndërruar në një nga mesfushorët më të mirë në botë.
Valverde ka luajtur 220 ndeshje me “Los Blancos”, në të cilat ka shënuar 19 gola dhe fituar 9 tituj: 1 Champions League, 2 Botëror për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 La Liga, 1 Copa Del Rey dhe 2 Superkupa Spanjolle.
Kështu pas këtyre rinovimeve, Reali ka blinduar një pjesë të mirë të lojtarëve që mund të bëjnë diferencën tani edhe në të ardhmen.
Top Channel