Ministrja grabitet në autostradë, rojeve u vidhen armët në sulmin e paprecedentë në Johannesburg (fotot)

09/11/2023 16:49

Një ministre qeveritare e Afrikës së Jugut është grabitur dhe ‘bodyguard-ëve’ të saj u janë vjedhur armët, në atë që autoritetet përshkruanin si një “incident i paprecedentë” në periferi të Johannesburg.

Sulmi tronditës, i përshkruar gjithashtu si qesharak nga mediat, ndodhi të hënën teksa ministrja e transportit Sindisiwe Chikunga, po udhëtonte në autostradë, kur automjetit papritur iu shpuan gomat.

“Gomat e makinës së ministres u shpuan me gjemba të posaçëm që sollën ndalimin e mjetit, duke aftësuar kriminelët të grabisnin sendet me vlerë”, thuhej në deklaratën e autoriteteve.

Gjithsesi ministrja dhe rojet e saj personale nuk u lënduan në incident, shtohej në njoftim.

Zëdhënësja e policisë Athlenda Mathe tha se grabitësit kishin marrë sende personale dhe dy pistoleta të policisë afrikano-jugore.

Afrika e Jugut ka pasur një reputacion për krim të dhunshëm teksa më shumë se 500 shkelje të dhunshme janë regjistruar këtë vit në vend, sipas statistikave të BBC.

Ende nuk ka asnjë të arrestuar ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

FOTO GALERI
1/3
Sindisiwe Chikunga po udhëtonte në autostradë, kur automjetit papritur iu shpuan gomat.

Top Channel