Kryevepra e Picassos shitet 139 milionë dollarë, blerësi mbetet mister!

09/11/2023 13:01

Kryevepra e Pablo Picassos e vitit 1932, Femme a la Montre, apo gruaja me orë u shit për 139 milionë dollar në shtëpinë e ankandeve Sotheby, duke u bërë kështu piktura e dytë më e shtrenjtë e artistit të famshëm spanjoll.

Me një çmim të tillë, Femme a la Montre u kthye edhe në veprën e shitur më së shtrenjti në ankand këtë vit. Në qendër të saj është modelja Marie-Therese Walter, me të cilën piktori pati një lidhje dashurie. Ajo u kthye në frymëzimin e tij edhe për një sërë veprash të tjera. Përpara se të nxirrej në ankadan, piktura ishte vlerësuar 120 milionë dollarë. Vepra ka qenë në pronësi të koleksionistes së artit Emily Fisher Landau, e cila e bleu në 1968. Blerësi që pagoi për të në ankand, ka preferuar të mbetet anonym.

“1932 është ndoshta viti më i mirë i Pikasos, mes shumë e shumë dekadash të veprave të mëdha. Nga të gjitha pikturat e tij të shitura në ankand, pesë nga dhjetë çmimet më të larta ishin të viteve ’30 dhe tre ishin të vitit 1932. Pra, është padyshim diçka që tregu nuk e ka parë që nga vitet ’60 dhe është pritur dhe lakmuar gjerësisht nga shumë njerëz”, u shpreh Lisa Dennison.

E njohur si “muza e artë” e Picassos, Walter ishte vetëm 17 vjeç kur u takua me Piccason 45-vjeçar në Paris, dhe nisën një lidhje sekrete, pasi ai asokohe ishte ende i martuar me balerinën ukrainase, Olga Khokhlovan. Rekordin e pikaturës më të shtrenjtë të Picassos deri tani e mban Gratë e Algjerit, ne shitur për  179.3 milionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA