18/12 21:14
Saga e rinovimeve te Juventus vazhdon, ndërsa së fundmi është mesfushori Manuel Locatelli ai që ka zgjatur bashkëpunimin e “Zonjën e Vjetër”.
Përmes faqes zyrtare, Juventus bën me dije se ishi i Milan-it ka rinovuar kontratën deri në qershor të 2028-ës.
“Manuel Locatelli firmos për një të ardhme bardhezi. Rinovimi me Juventusin deri në vitin 2028 është zyrtar.”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e “Zonjës së Vjetër”.
Locatelli u bashkua me Juventusin në vitin 2021, ndërsa tashmë ka firmosur një kontratë të re që do të zgjasë për rreth pesë vite të tjera. /Superspor
Top Channel