Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Liban, Tom Fletcher ka deklaruar se Izraeli mund të fillojë një luftë në dy fronte nëse Hezbollahu vendos t’i bashkohet konfliktit.
“Unë mendoj se do të ishte shkatërruese për Izraelin [nëse Hezbollahu do të bashkohej]. Do të ishte shkatërruese për rajonin, shkatërruese për Libanin, vendin në të cilin shërbeva“- thotë ai.
“Populli libanez nuk e dëshiron këtë dhe unë nuk mendoj se është në të mirë të popullit izraelit gjithashtu”- vijoi ai.
Sipas Fletcher, fokusi duhet të jetë në nxjerrjen e pengjeve nga Gaza, gjë që do të largonte një pjesë të presionit politik nga vendimmarrësit kryesorë dhe do të çonte në uljen e tensioneve.
“Të gjithë ata që unë njoh që janë të përfshirë… mendojnë se është politika ajo që do të marrë rezultatet dhe jo operacioni ushtarak.”
Top Channel