Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur pasditen e sotme para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke protestuar për vajzën 3-vjeçare që ra pre e dhunës nga një edukatore në një kopsht privat.

Protesta vijon për të dytën ditë me radhë ku kërkohet më shumë kontroll dhe siguri për fëmijët nëpër kopshte pasi rastet e dhunës janë të shumta.

Qytetarët kanë marrë edhe fëmijët e tyre të vegjël në protestë, të cilët mbajnë postera në duar me mbishkrimin “Stop dhunës”.

Prokuroria sot ka kërkuar arrest me burg për edukatoren Majlinda Dehima, e cila do të hetohet për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA