Paraqitjet e fundit të Vladimir Putin kanë nxitur komente të tjera, me faqen e tij me Botoks.
Thashethemet u ndezën veçanërisht pas një videoje që tregonte presidentin rus duke folur para një auditori në Kazakistan me një nga mollëzat e tij më të theksuara se zakonisht, gjë që u komentua mjaft.
Kamerat zmadhuan fytyrën e të të parit të Kremlinit, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare që kur i shpalli luftë Ukrainës.
What’s up with Putin’s cheeks? (This is a recent video) pic.twitter.com/5aXQUVWFTQ
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 8, 2023
Nuk janë të paktë ata që argumentojnë se presidenti rus është shumë i kujdesshëm për pamjen e tij dhe se shpesh bën botoks për t’u dukur më i ri.
Rezultati i fundit nuk duket i suksesshëm pasi mollëza duket shumë e fryrë dhe bie në sy. Në fakt, ndjekësit në rrjetet sociale po pyesin nëse është vetë Putini apo një i maskuar si ai.
Videoja në fjalë, në të cilën ai flet për një audiencë në Kazakistan, është bërë virale me gati 1 milion shikime, ndërsa zgjat më pak se katër sekonda.
“Çfarë nuk shkon me faqet e Putinit?” , pyet këshilltari ukrainas për punët e brendshme Anton Gerashenko në një postim në rrjetet sociale.
Në një postim tjetër, ai ngarkoi një video tjetër të Putinit duke folur në një takim gjatë vizitës së tij në Kazakistan, në të cilën ai “përpiqej të shqiptonte emrin e presidentit”.
“Nuk është hera e parë që ai thotë gabim emrin e liderit të një vendi”, vuri në dukje zyrtari ukrainas, duke pyetur ashpër: “A ndikon mungesa e respektit apo faqet e tij të reja në mënyrën se si flet Putin?”
Një tjetër krahasoi një foto nga video virale me fotot e tjera të Putinit, duke përshkruar se kishte dallime “në formën e kokës së tij, konturin dhe formën e veshëve të tij, si dhe hundën.
Top Channel