Ballkani ngec në takimin e katërt të fazës së grupeve të Conference League, ndërsa nuk mundi të merrte më shumë se barazimi 0-0 në transfertë ndaj Astanës.

Pjesa e parë e takimit të luajtur në “Astana Arena” u shfaq e vakët, me rastet që ishin të pakta nga të dyja anët.

Në fraksionin e dytë Ballkani u shfaq më kërkues dhe i shkoi në disa raste afër golit, por fati nuk ishte në anën e skuadrës së Ilir Dajës.

Në fund takimi u mbyll me porta të paprekura, me Astanën që pas ndeshjes së katërt renditet momentalisht në vend të dytë të Grupit C me katërt pikë, teksa Ballkani po me katër pikë qëndron aktualisht në vend të tretë, por mban gjallë shpresat e kualifkimit.

Astana-Ballkani (0-0) 

82′-Rasti më i mirë për Ballkanin, me Gripshin që kalon mbrojtjen e Astanas, por në fund nuk ia del ta finalizojë topin në portë.

72′-Gripshi tenton të gjejë rrugën drejt rrjetës, por nuk ia del të gjejë portën.

32′-Kryeziu kishte mundësinë për të kaluar Ballkanin në avantazh, por goditja e tij u ndal nga Condric, me portierin e vendasve që reagoi mirë./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA