Deputeti Myslym Murrizi i ftuar në “Top Story” ngriti shqetësimin se pse shteti duhet të shesë një shërbim që sjell përfitime, në këtë rast për OSHEE-në.

Në diskutimet për “SPAK ‘gijotinë’ e politikës”, Murrizi tha se çdo gjë ka dalë në sipërfaqe dhe se të gjithë janë të përfshirë.

“Për fatin e mirë tani ka plas çdo gjë në sipërfaqe, mund të ecësh me çizme 700-she edhe me kundragaz që mos bëhesh pis por do bëhesh pis patjetër. U ka kapërcyer gjurin pisllëku dhe në qoftë se merr L-1 si gjahtar’, u shpreh Murrizi.

Deputeti tha se në 23 vite shqiptarëve u janë vjedhur 25 miliardë euro nga shteti.

“Nuk dua të hyj në detaje teknike, por nga viti 2000 deri më sot shqiptarëve i janë vjedhur mbi 25 mil euro nga gjithë qeveritë, po të llogarisësh buxhetet dhe investimet, duke fut edhe vjedhje legale, 10-15% që këta shejtanër e marrin çdo tender. Shqipëria sot ka një buxhet 5.6 miliard euro, e ka pas 4.8 në vitin 2000. Nga 23 vite janë 80 miliard euro të mbledhura, të investuara me gjithë rrogë e pensione, për të bërë qejfin janë te 40-at”, tha Murrizi.

“Unë e shoh si fenomen, pse duhet që shteti një shërbim që nxjerr fitim, duhet ta shesë? Shteti shet një shërbim që del me humbje. OSHEE sot ka 2200 punëtorë, në qoftë se janë me humbje ku i marrin lekët ata? Ata janë tre ndërmarrje. Sot Shqipëria ka 1 milion e 400 mijë  abonime te CEZ, 1 milion e 200 mijë janë familje, dhe 200 mijë janë biznese.  25% e shqiptarëve janë debitorë”, tha Murrizi për “Top Story”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA