Strategji për ndryshimet klimatike! E prezanton Banka e Shqipërisë për mbrojtjen nga rreziku

08/11/2023 12:19

Në konferencën Klima, Makroenomia dhe Financat, Banka e Shqipërisë prezantoi strategjinë e re për tranzicionin drejt financave të gjelbra.

Strategjia përmban analiza konkrete për pasojat shkatërruese në ekonomi të ndryshimeve klimatike, si rritja e temperaturave apo rënia e volumit të shirave, ndërsa prezanton zgjidhje të reja për financimin e projekteve të gjelbra në Shqipëri

Ndërsa synojmë t’i bëjmë aktivitetet tona të qëndrueshme dhe të mbrojmë stabilitetin financiar, ne nuk duhet dhe nuk mund të neglizhojmë praninë e rreziqeve nga ndryshimet klimatike. Strategjia që publikojmë sot, ofron një plan veprimi për të identifikuar, monitoruar dhe menaxhuar rreziqet e lidhura me klimën, duke siguruar kështu stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit tonë financiar. Veprimet që do të ndërmerren prekin gjithë spektrin dhe përgjegjësitë e shumëfishta të Bankës së Shqipërisë, nga politika monetare, te stabiliteti financiar dhe operacionet ditore”- guvernatori Gent Sejko.

Shqipëria sipas vlerësimeve të bankës botërore është ndër më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike dhe vendi po fillon t’I ndjejë pasojat në ekonomi

Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë “Është një realitet që e shohim përditë dhe e prekim përditë. Ne duhet të jemi të përgatitur për këto ndryshime që na prekin. Ne duhet të përdorim instrumentet financiare dhe kapacitetet për të siguruar se kemi bërë investime të mjaftueshme për t’i bërë ballë këtyre rreziqeve dhe për tu ndërgjegjësuar mbi to, e sidomos në rastin e Shqipërisë”- u shpreh Emanuel Salinas.

Strategjia kërkon ndryshime thelbësore në të gjithë strukturat e institucioneve publike dhe private në vend. Synimi kryesor është që Shqipëria të kthehet në një vend me zero emetime karboni duke u linjëzuar me Bashkimin Europian, që afatin për këtë objektiv e ka në 2050-ën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA