Një studim ka treguar se një person mund të dashurohet të paktën tre herë gjatë jetës së tij.
Sidoqoftë, secila prej këtyre marrëdhënieve mund të ndodhë në një këndvështrim të ndryshëm nga ai i mëparshmi dhe secila shërben për një qëllim të ndryshëm. E keni vënë re që shumë herë mund t’ju thonë “pse keni një shkëlqim në fytyrë, mos keni rënë në dashuri”? Ekspertët e psikologjisë dhe neuroshkencës i përgjigjen kësaj pyetjeje, duke paraqitur një mori teorish.
Të biesh në dashuri përmirëson kujdesin tonë për veten. Kur na pëlqen dikush, menjëherë i kushtojmë më shumë rëndësi pamjes sonë. Ne kujdesemi për pamjen, flokët, veshjet. Secila nga këto lëvizje automatikisht na jep një ndjenjë shprese dhe emocioni. Hormonet e gëzimit aktivizohen në trup. Mjafton vetëm të presim një telefonatë apo takim me të dashurin tonë për të aktivizuar hormonet e humorit pozitiv në trup. Kur ndihemi të dashuruar, aktivizohet një shpërthim i madh i dopaminës dhe serotoninës dhe na jep ndjenja euforie dhe gëzimi.
Ndërsa kontakti fizik fillon në marrëdhënie, oksitocina lirohet, duke rritur intimitetin dhe besimin. Humori dhe qëndrimi ynë ndaj jetës ndryshon. Ndiheni të lumtur dhe dëshironi që të tjerët ta dinë këtë. Komunikoni dhe flisni më shumë me miqtë tuaj për të ndarë përvojën tuaj. Keni më shumë energji për të bërë gjëra, e shihni jetën me shpresë dhe një këndvështrim pozitiv.
Vetëvlerësimi juaj është rritur dhe është forcuar. Kur nuk shqetësoheni për atë që bëjnë ose thonë të tjerët dhe e perceptoni jetën pozitivisht, atëherë mënyra se si besoni në veten tuaj ndryshon. Ndërkaq, në një sondazh të fundit 59% e meshkujve deklaruan se dashuria me shikim të parë ekziston madje 29% e tyre kanë thënë se kjo u ka ndodhur.
Top Channel