Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka marrë pjesë në sesionin e 42-të të Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, në fokus të të cilës kanë qenë ndryshimet e mëdha që po përjeton bota aktualisht për shkak të konfliktit, klima dhe transformimi dixhital.
Gjatë fjalës së mbajtur, Hasani deklaroi se “aksionet për klimën dhe aksionet globale për oqeanet bazuar në shkencë mbeten në krye të agjendës tonë të përbashkët.”
“Aksionet për klimën dhe aksionet globale për oqeanet bazuar në shkencë mbeten në krye të agjendës tonë të përbashkët. Forcimi i lidhjes “natyrë, shoqëri, zhvillim” duke ndërlidhur njohuritë shkencore dhe lokale me qeverisjen gjithëpërfshirëse, mbetet thelbësore. Ne përgëzojmë punën e UNESCO-s në mbrojtjen e rezervave tona të biosferës, vendeve tona të trashëgimisë natyrore botërore dhe parqeve gjeologjike globale, duke kontribuar kështu në qëllimin global për mbrojtjen e sipërfaqes së Tokës”- tha Hasani.
Shefi i diplomacisë shqiptare u ndal gjithashtu edhe tek mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe liria dhe siguria e medies. Të paktën 39 gazetarë janë vrarë brenda një muaji në luftën Izrael-Hamas. Nisur edhe nga rrethanat ekstreme në të cilat raportojnë gazetarët në konflikt, ministri Hasani shprehur mbështetjen e zëshme të Shqipërisë për sigurinë dhe lirinë e medies.
“Shqipëria do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e zëshme për lirinë e shprehjes, transparencës në informacion, lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve. Mbështetja për gazetarinë profesionale dhe të besueshme është veçanërisht e rëndësishme në ditët e sotme, ku dezinformimi dhe lajmet e rreme po kërcënojnë vetë themelet e shoqërive dhe demokracive tona”- tha Hasani.
Duke përgëzuar rolin e UNESCO-s në mbrojtjen, promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ministri tha se: “Shqipëria mbetet e përkushtuar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën, një kusht themelor për paqen dhe zhvillimin e bazuar në parimet e barazisë dhe të drejtat e njeriut në mbarë botën.”
Një tjetër çështje e rëndësishme në të cilin është ndalur ministri Hasani është kriza globale në arsim.
“UNESCO ka një rol strategjik në një botë kur teknologjia dhe inteligjenca artificiale po zhvillohet me shpejtësi. Kapacitetet institucionale duhet të përforcohen për të përfshirë më të mirat e inteligjencës artificiale në të gjitha fushat përkatëse të UNESCO-s, për të adresuar sfidat etike. Arsimi është një e drejtë themelore e njeriut, i cili duhet të jetë i aksesueshëm për të gjithë. Arsimi ka fuqinë të ndryshojë shoqëritë tona dhe të parandalojë pabarazinë në të ardhmen.
Megjithatë, ne mbetemi të shqetësuar për përparimin e OZHQ 4, i cili ende mbetet kritik. Pavarësisht progresit pozitiv që është bërë në OZHQ 4, duhet bërë akoma më shumë për të trajtuar urgjentisht krizën globale në arsim, me hapa konkretë duke investuar në mënyrë të barabartë dhe efikase”- tha Hasani.
Top Channel