Reshjet e shumta që kanë përfshirë të gjithë qarkun e Lezhës kanë sjell jo pak probleme sidomos në bashkinë e Rreshenit në fshatin Tarazh ku për shkak të daljes së përroit nga shtrati kjo banesë është përmbytur në orët e para të mëngjesit.
Kjo është situata në banesën e Gjovan Ndoj në Tarazh të Mirditës ku për shkak të daljes së përroit nga shtrati i gjithë uji është futur brenda në banesë ku ka shkaktuar mjaft probleme, por gjithashtu ka prishur të gjitha mobiliet e shtëpisë. Ashtu siç mund të duket dhe nga pamjet ka ende prezencë të ujit dhe baltës në të gjithë dyshemen po ashtu të gjitha mobiljet janë jashtë funksionit.
“Ka filluar uji që në orën 5. Është futur gjithë uji në banesë ka lagur çdo gjë…”– tha një qytetare.
Si pasojë e reshjeve të shumta ka prezencë të lagështirës përgjatë gjithë mureve të shtëpisë. Mes lotëve e zonja e shtëpisë bën apel për ti ndihmuar dhe për të gjetur një vend strehim për të kaluar natën e sotme pasi banesa ka dalë totalisht jashtë funksionit.
“Ku të fle sonte është mbuluar nga uji çdo gjë…”- tha ajo.
Top Channel