Mjekëve në Gaza po u mbarojnë furnizimet mjekësore, tha të mërkurën kryekirurgu i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Tom Potokar.
“Javën e fundit, më është dashur t’i them një babai se fëmija i tij ka lëndime të shkaktuara nga të djegurat, të cilat mund të mos i bëjnë të mundur mbijetesën. Na është dashur të trajtojmë pacientë të rinj të nxjerrë nga rrënojat pas 48 orësh”, tha Potokar në një deklaratë për shtyp të KNKK-së të botuar të mërkurën, i cili tani po punon në Spitalin Europian të Gazës në Khan Younis.
“Është e vërtetë që po na mbarojnë gjërat, veshjet, veçanërisht për djegiet. Po na mbarojnë barnat anestezike dhe analgjezike. Stafi, si ne dhe stafi lokal këtu po lodhen shumë. Kushtet e jetesës janë shumë elementare. Nuk ka shumë ushqim. … Por sigurisht, nuk është asgjë në krahasim me atë që njerëzit këtu në Gaza po kalojnë aktualisht“, tha Potokar.
Sipas KNKK-së, shtatë automjete nga KNKK që dërgonin furnizime mjekësore në institucionet shëndetësore u sulmuan të martën. Dy kamionë u dëmtuan dhe një shofer u plagos lehtë.
“KNKK për shkak të sfidave serioze të sigurisë në rrugë, ku përfshihej një nga kamionët tanë që u godit dhe një nga shoferët tanë u plagos, nuk mundi të vazhdonte me planin siç ishte menduar”, tha kreu i delegacionit të KNKK-së në Gaza”, tha William Schomburg.
Top Channel