Grushte, flakadanë dhe karrige! Tifozët e Sociedadit përplasen me të Benfikës

08/11/2023 19:10

Përleshje tifozësh përpara nisjes së Real Sociedad-Benfica, takim i vlefshëm për grupin D në Champions League.

Ku bëjnë pjesë edhe Interi e Salzburgu, që do të përballen sonte mes tyre në “Red Bull Arena” (21:00).

Shumë ultras të “Shqiponjave të Lisbonës” kanë udhëtuar drejt Spanjës, aty ku janë përballur me ultrasit baskë.

Siç dallohet në video, përplasja ka nisur në një nga baret e qytetit spanjoll, teksa nuk mungojnë flakadanët kundrejt njëri-tjetrit.

Takimi i luajtur në Lisbonë mes këtyre dy skuadrave, përfundoi 0-1 për Real Sociedad. Që siguroi tri pikët falë golit të Brais Mendez./ Supersport

Top Channel