Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni, është shpallur “Lojtari më i mirë” në La Liga 2 për sezonin 2022-2023 në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për edicionin e shkuara nga Liga e Futbollit Spanjolle.
Uzuni si pjesë e skuadrës së Granadës e ndihmoi ekipin e tij që të ngjitet në elitën e futbollit spanjoll. Sulmuesi nga Berati u shpall edhe golashënuesi më i mirë i La Liga 2, ndërsa shënoi 23 gola në sezonin 2022-2023.
Pas kësaj ceremonie mes yjeve të futbollit spanjoll, sulmuesi i kombëtares shqiptare shpreh mirënjohjen dhe tregon emocionet e tij për këtë vlerësim që është më i madhi i marrë ndonjëherë nga një futbollist shqiptarë që luan në një kampiona të këtij niveli.
“Shumë i emocionuar për të ndarë këtë arritje me të gjithë ju! Të emërohem lojtari më i mirë në La Liga 2 në Spanjë është një nder i madh për mua. Të jesh golashënuesi më i mirë dhe të ngjitesh në La Liga ishte një ëndërr e realizuar. Tani është koha të punoj shumë dhe të jap maksimumin tim për ta mbajtur këtë ekip aty ku e meriton të jetë, ndër më të mirët në Spanjë“- tha Myrto Uzuni.
Për momentin skuadra e Myrto Uzunit është në vëshitërisë në këtë pjesë të parë të kampionatit spanjoll duke u renditur në gjysmën e dytë të tableës, ndërkohë që futbollisti kuqezi vendosi të qëndrojë edhe për këtë sezon tek Granada për arritur një tjetër objektiv që siç e përmend vetë, është qëndrimi në kategorinë e parë dhe më të futbollit spanjoll si La Liga.
Top Channel