Ushtarë dhe autoblinda të Azerbaixhanit morën pjesë sot në një paradë në Stepanakert (në gjuhën armene Khankendi), qyteti kryesor i rajonit Nagorno-Karabakh, i cili u ripushtua nga forcat e Baku gjatë ofensivës së shkurtër të shtatorit.
Presidenti azer Ilham Aliyev ishte prezent sot në paradë, disa javë pasi ushtria e tij mori kontrollin e rajonit që ka qenë qendra e konfliktit të disa dekadave me Armeninë.
Publikimi i imazheve të paradës me orkestër në qendër të Khankendi, ishte një shfaqje force para ndërtesës ku më parë qëndronte selia e liderëve sepratistë pro-armenë të rajonit
Tashmë mbi ndërtesën e epokës sovjetike është vendosur emblema e Azerbaijanit.
Në deklaratën e presidencës thuhej se dhe zonja e parë Mehriban Aliyeva, e cila është emëruar gjithashtu zv. presidente e vendit, merrte pjesë në paradë së bashku me birin e çiftit Heydar.
“Derdhja e gjakut në betejë tregon se Karabaku është Azerbaixhan, të gjithë duhet ta dinë tashmë se nuk mund të luash me ne”, tha Aliyev, teksa shtonte:
“Nëse udhëheqja e Armenisë ka ende ide revanshiste apo nëse vendet që e mbështesin atë komplotojnë kundër Azerbaixhanit, le të shikojnë paradën që tregon se jemi gati të luftojmë”.
Baku dhe Jerevan kanë luftuar dy herë dhe përplasjet kanë qenë të vazhdueshme për rajonin e përzier azer me popullsi armene, që prej viteve 1990-të.
Pas ofensivës së fundit thuajse e gjithë popullsia etnike armene prej rreth 100,000 njerëzish është larguar nga vendi për t’u strehuar në Armeni.
Top Channel