Një aristokrate ekstravagante meksikane ka mohuar sot fuqimisht pretendimet e mediave për ‘romancë’ princin e kurorës së Danimarkës, pas publikimeve sugjestionuese në mediat botërore.
E divorcuara meksikane Genoveva Casanova tha për revistën vendase ‘Hola!’ se mohon ‘kategorikisht’ sugjerimet se është e përfshirë në mënyrë romantike me princin pas publikimit të fotove me të në Madrid – ku ai ishte pa gruan e 19 viteve, Princeshën Mary.
Trashëgimtari 55 vjeçar i fronit danez, është njohur me aristokraten latine 47 vjeçare, para disa javësh në kryeqytetin spanjoll, në një ekspozitë të piktorit Pablo Picasso.
Por gjatë mbrëmjes çifti ishin pikasur në rrugët e Madrid, në foto shumë të dyshimta të publikuara nga revista Lecturas – në kohën ku familja mbretërore daneze duhet te prisnin homologët e tyre spanjollë në një vizitë zyrtare.
Genoveva e cila është nusja e djalit të Dukeshës meksikane të Alba – mohonte zhurmat duke i quajtur “dashakeqe e të pavërteta”.
“Çdo deklaratë e këtij tipi nuk ka vërtetësi dhe keqinterpreton faktet në mënyrë dashakeqe”, shkruante ajo.
“Çështja është tashmë në dorë të avokatëve të mi që do të kujdesen për ruajtjen e nderit, të vërtetës dhe privatësisë time”.
Sipas Hola!, princi danez Frederik ishte në një udhëtim privat në Spanjë për të shijuar ekzibicionet e artit, për të kërcyer flamenko dhe të vizitonte restorante.
Por gruaja e tij Princesha Mary shihej krejt e ftohtë teksa ata vizitonin qendrën daneze të bujqësisë sot, çka i dha zë zhurmave për afera të mundshme.
Çifti kanë katër fëmijë Princin Christian, 18 vjeç, Princess Isabella, 16, dhe binjakët Princesha Josephine e Princi Vincent, 12.
Revistat e thashethemeve në Danimarkë e Australi publikojnë prej vitesh spekulime për krizën e martesës së mbretërorëve, por ende asgjë konkrete nuk ka rezultuar prej tyre./DailyMail/
Top Channel