Akrepi është një shenjë shumë emocionale, kërkuese dhe ekspresive.

Femra Akrep ka një energji të jashtëzakonshme që është e pamundur ta injorosh. Po ashtu, ka edhe disa veti të zjarrta dhe të forta erotike, ndryshe nga të gjitha shenjat e tjera të zodiakut. Femra Akrep është dinake dhe e pakundërshtueshme. Di të jetë shumë misterioze, provokuese, por edhe emocionale. Ka kufi mes dashurisë dhe pasionit.

Di të joshë në atë mënyrë që asnjë shenjë tjetër nuk ia arrin dot. Ajo është plot intriga dhe magjepsëse si femër të cilën e tërheqin meshkujt me karakter të fortë. Ajo është gjithashtu flirtuese. Tregon shumë kujdes në shfaqjen e emocioneve. Mashkulli Akrep është po ashtu natyrë shumë pasionante. Është mjaft dominues në lojërat e dashurisë dhe në shtrat kërkon me çdo kusht të jetë dominues.

Bën gjithçka për ta kënaqur në shtrat partneren e tij, sepse fantazitë e tij seksuale nuk kanë kufi. Ka një natyrë shumë misterioze, të cilën e vë në përdorin edhe në shtrat, ndaj nuk e ka aspak të vështirë të hutojë dhe surprizojë më lojëra dashurie që i kalojnë perceptimet e partneres.  Është e vështirë ta studiosh dhe ta kuptosh, është tmerrësisht i fshehtë.

Di të hipnotizojë dhe adhuron provokime të ndryshme. Me cilët shenja të zodiakut shkon Akrepi?

Akrep-Akrep

Duke qenë të dy shenja uji kanë mundësi ta kuptojnë njëri-tjetrin që në ajër, por në të njëjtën kohë lidhja në një njëjtën shenjë është e rrezikshme, sepse krenaria që e karakterizon Akrepin është mjaft e fortë. Megjithatë, lidhja Akrep-Akrep është ndër lidhjet më të forta dhe më emocionale.

Akrep-Virgjëreshë

Është një marrëdhënie që funksionon mjaft mirë për shkak se janë shenja që e admirojnë njëra-tjetrën dhe të dyja kanë një etikë pune për t’u admiruar. Edhe në një lidhje dashurie përpiqen që ta respektojnë në maksimum njëri-tjetrin. Këto dy shenja i anashkalojnë tiparet negative të njëri-tjetrit dhe pothuaj gjithmonë e gjejnë gjuhën e përbashkët.

Akrep-Peshqit

Këto dy shenja kanë një tërheqje të menjëhershme, por kjo nuk zgjat shumë, sepse Peshqit fillojnë e bëhen posesivë me kalimin e kohës dhe kjo është krejt e papranueshme për Akrepin. Sido të jetë, ky bashkim është një lidhje që funksionon mirë dhe shpeshherë është jetëgjatë.

Marrëdhëniet më të këqija

Akrep-Dash

Është një marrëdhënie e cila duhet shmangur, sepse shenjat që posedohen nga Marsi duan të kenë vazhdimisht kontroll mbi gjithçka. Kështu që si Dashi, edhe Akrepi do të jenë gjithmonë në luftë për të pasur frenat në dorë për gjithçka në jetën e tyre.

Akrep-Binjak

Vazhdimisht Binjakët bëhen xheloz për lirinë e Akrepit dhe kjo është një shenjë e keqe, e cila i bën Akrepët agresivë. Ata duan të jenë gjithmonë të parët, nuk e kufizojnë veten përballë asnjë shenje tjetër.

Akrep-Shigjetar

Kjo është një marrëdhënie e pasigurt në shumë raste dhe shpesh ndeshet me debate të ashpra, sepse trillet e Shigjetarit hera-herës bëhen të padurueshme për Akrepin dhe e bën atë të nxjerrë anën e vet më të keqe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA